Rrëfehet Messi, dëshirat dhe ëndërrat e tij
Lionel Messi flet në një intervistë të gjatë për web-site zyrtar të Fifa-s ku së pari vë në dukje se nuk është më i njëjti me Leon e katër viteve të shkuara kur fitonte për herë të parë trofeun me prestigjioz individual për një futbollist.
“ Kam ndryshuar shumë që nga koha kur fitova Topin e parë të Artë. Dhe nuk flas vetëm për pamjen e jashtme”. Dhe kur e pyesin se cilat janë ëndërrat e tij për 2013 përgjigjet duke menduar mbi të gjitha për gjërat vërtet të rëndësishme. “ Jam bërë baba prej pak kohësh, ndaj parësore tani është që djali të rritet i shëndetshëm.
Do të dëshiroja shëndet dhe për Tito Vilanovën dhe Eric Abidal, që luftojnë për jetën e tyre. Problemët e tyre ishin një godtje e rëndë. Erdhën njëra pas tjetrës dhe ka gjëra që vlejnë më shumë se sa rezultatet apo forma. Pastaj natyrisht, në aspektin sportiv, dua të fitoj trofe të tjerë”.
Në vitin që lamë pas argjentinasi shënoi plot 91 gola, një rekord absolute. “Ai që kujtoj me më shumë dëshirë është ai që i shënova Atletik Bilbaos në Kupën e Mbretit.
E them gjithnjë se golat më mbeten në mendje kur vlejnë trofe, ndaj ai që na lejoi të ngrinim lart të paktën një Kupë në 2012 ishte më i rëndësishmi” Në një vit jo shumë të pasur me suksese për ngjyrat blaugrana Messi gjeti kohë për tu ngushëlluar me rritjen e rendimentit me kombëtaren e argjentinës” “Albiseleste më në fund por fillon tiu dhurojë kënaqësi tifozëve të saj të mrekullueshëm, që e mbështesin dhe më japin shumë motivim si në Buenios Aires edhe në provincë.
Nuk është rritur vetëm kontributi im, jemi përmirësuar si skuadër. Dhe të gjithë kanë pjesën e tyre, përfshirë dhe mediat e vendit tim, që kanë filluar të jenë më pak kritike ndaj nesh. Ndaj nga tripletat e shumta që kam shënuar në vitin 2012, është normale që ajo kundër Brazilit të ketë për mua një shije të vecantë”.
Category: Futboll