Wenger interesohet për lojtarin e Atleticos, Koke

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Mesfushori shumë i vlerësuar i ekipit të të rinjve të Atletico Madridit, Koke, raportohet se është cak i Arsenalit.
Topçinjtë janë lidhur me angazhim të 17-vjeçarit Koke, i cili aktualisht luan për Atletico Madridin B, edhe pse ekipi i Londër ende nuk e ka pohuar këtë.Mesfushori defansiv llogaritet si një prej më të mirëve në futbollin spanjoll dhe është kapiten i kombëtares së Spanjës ndër 17 vjet. “Jam i qetë. Fokusi im është kah përmirësimi si futbollist. Arsenali ka përcjellë disa prej paraqitjeve të mia, por unë nuk kam biseduar me askënd”, ka thënë Koke.Koke angazhohet për ekipin e të rinjve të Atletico Madridit dhe pritet të nënshkruajë marrëveshje profesionale për t’u përfshirë në ekipin e seniorëve gjatë verës, kur Arsenali edhe mund të bëjë hapin e duhur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...