Zyrtare: Hiddink në stolin e Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Ekipi i Chelseat edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin e kombëtares ruse, Guus Hiddink.
Me anë të një deklarate në sajtin zyrtar të klubit, Chelsea ka zbuluar se pasues i Luiz Felipe Scolarit do të jetë holandezi Hiddink.“Ekipi i Chelsea ka kënaqësinë të pohojë se Guus Hiddink do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në fund të sezonit. Ai do të takohet me lojtarët gjatë javës. Klubi shfrytëzon rastin për ta falënderuar Federatën Ruse të Futbollit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në publikimin zyrtar të bluve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...