Bavarezët shkatërrues

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Bayern Munichu ia ka bërë bajat futbollin Sportingut të Lisbonës në të dyja ndeshjet e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të fitojnë me rezultat të përgjithshëm prej 12-1.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Allianz Arena ndërmjet Bayern Munichut dhe Sporting Lisbonës, ka përfunduar me rezultat 7-1 në favor të skuadrës vendase. Bavarezët e kishin të siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë e zhvilluar në Lisbonë, ku patën fituar me rezultat 5-0, mirëpo të zgjedhurit e Jurgen Klinsmanit argëtuan tifozët vendas në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar plot shtatë gola.
Serinë e golave e filloi Lukas Podolski në minutat e para të ndeshjes (7’) dhe po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutën e 34. Një autogol i Polgas (39’) e ngriti rezultatin në 3-0, ndërkohë që Moutinho ngushtoi epërsinë (42’) dhe ky ishte goli i nderit për skuadrën mysafire. Një minutë pas golit të Moutinhos, mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger krijoi sërish avantazhin prej tre golash, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-1.
Vendasit shënuan edhe tre gola në pjesën e dytë me anë të Mark Van Bommel (74’), Miroslav Klose (nga penalltia 82’) dhe Thomas Müller (90’), për të kaluar në çerekfinale në mënyrën më të merituar se cilado skuadër tjetër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...