Benitez i kënaqur nga fitorja

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij, pas fitores bindëse kundër Manchester United në Old Trafford.
Liverpooli e mposhti Manchesterin me një rezultat të papritur, 4-1, nga e cila ndeshje menaxheri i ekipit fitues s’ka si të dalë veçse i kënaqur.“Kam futbollistë të mirë me një mentalitet dhe karakter të mirë. Futbollistët kishin vetëbesim para ndeshjes dhe punuan shumë pa u lodhur për të luajtur mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm”, ka thënë Benitez.“E dinim se duhej të fitonim. Ishte i vështirë goli i pranuar, por arritëm. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme. Mendoj se luajtëm më mirë, jam i kënaqur nga futbollistët”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...