Ferguson: Ishim ekipi më i mirë

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Edhe krahas humbjes së thellë prej Liverpoolit, Sir Alex Ferguson mendon se ekipi i tij ishte më i mirë në fushë.
Manchester United sot pësoi një goditje të rëndë nga Liverpooli në Old Trafford, duke u mposhtur me rezultat 4-1. Megjithatë Ferguson mendon se United ka qenë ekipi më i mirë në ndeshje.“Është vështirë të pranohet humbja, pasi mendoj se ishim ekipi më i mirë. Por rezultati përfundimtar nuk e pasqyroi lojën”, ka thënë Ferguson.“Nuk do të komplikohet situata jonë, humbëm një ndeshje dhe tash duhet t’i përgjigjemi dhe këtë do ta bëjmë”, ka shtuar skocezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...