Hertha përforcon pozitën e parë

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Skuadra lidere në Bundesliga, Hertha Berlin, ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Energie Cottbusit në Stadion der Freundschaft, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelë.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ukrainasi Andrey Voronin, i cili shënoi hat-trick në këtë përballje për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së tij. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Çagdaş Atan, i cili shënoi në minutën e 21-të. Mirëpo mysafirët u kthyen menjëherë në lojë dhe pa përfunduar pjesa e parë, jo vetëm që barazuan rezultatin (34’), por edhe kaluan në epërsi (44’), ndërsa golashënues në të dyja rastet ishte Voronin. Në minutat e fundit të takimit (88’), Andrey Voronin kompletoi hat-trickun e tij, duke ngritur skuadrën e tij në kuotën e 46 pikëve, katër më shumë se katër skuadrat pasuese të cilat kanë nga 42 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...