Roma barazon në Olimpico
Skuadra e Romës ka dështuar sërish në tentativën për të zënë pozitën e katërt në tabelë, pasi që në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë përballë Udineses.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Felipes (55’), i cili pranoi një top nga Antonio Di Natale për ta mposhtur portierin Doni. Vendasit barazuan pas vetëm gjashtë minutash (61’), ndërsa golashënues ishte sulmuesi malazez, Mirko Vucinic. Nga minuta e 68-të Roma e zhvilloi ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi që me karton të kuq u përjashtua Daniele De Rossi, duke ia pamundësuar kështu skuadrës fitoren.
Category: Futboll
0 Komente