Juve shton presionin ndaj Interit

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Bolognas ka përfunduar me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat prej 4-1.
Mysafirët kaluan të parët në avantazh pas një pasimi të mirë të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon, Marco Di vAio, në drejtim të Massimo Mutarellit, i cili e mposhti portierin Gigi Buffon (24’). Me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Në pjesën e dytë bardhezinjtë e shkatërruan skuadrën mysafire. Lojtari, i cili ishte pjesëmarrës në të gjitha golat e Juventusit në këtë përballje, boshnjaku Hasan Salihamidzic, barazoi rezultatin porsa filloi pjesa e dytë (48’). Në njëzet minutat e ndeshjes Juventus shënoi edhe tri herë. Sebastian Giovinco krijoi epërsinë e parë për Zonjën e Vjetër (71’), derisa asistues ishte Salihamidzic. Dy golat e radhës për vendasit i shënoi super-Alex Del Piero (75’ dhe 87’), i cili përdori magjinë e tij parapara portës kundërshtarë, ndërkohë asistues edhe në të dy golat e kapitenit bardhezi ishte i njëjti lojtar, Hasan Salihamidzic. Ikona e Juves nuk pati fatin të shënonte hat-trick në këtë përballjes, pasi që përveç rasteve tjera, në minutën e fundit të kohës së rregullt ai e goditi shtyllën. Me këtë fitore Juventus i afrohet Interit në vetëm katër pikë diferencë, derisa Nerazzurët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Fiorentinës në Giuseppe Meazza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...