Reali bombardon Bilbaon

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore të lartë si mysafir i Athletic Bilbaos për të mbajtur hapin në garën drejt titullit kampion të La Ligas.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në San Mames, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, ka përfunduar me fitoren e Mbretërve me rezultat 5-2. Kampionët spanjollë krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë të ndeshjes me golat e Arjen Robben (22’) dhe Gabriel Heinze (34’), mirëpo vendasit arritën ta barazojnë rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Gabriel Heinze shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje (36’), por këtë radhë në portën e skuadrës së tij duke ngushtuar epërsinë. Edhe pse nga minuta e 37-të vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, ata arritën ta barazonin rezultatin pa përfunduar gjysma e parë e ndeshjes (45’+1), ndërsa golashënues ishte Fernando Llorente. Në pjesën e dytë Los Merengues dominuan lojën duke arritur të shënojnë tri herë. Porsa filloi gjysma e dytë e ndeshjes (47’), Klaas-Jan Huntelaar krijoi sërish avantazhin për mysafirët. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e katërt për Realin (61’) dhe të dytin personal në këtë përballje. Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes, Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin Iraizoz nga pika e bardhë (85’). Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në vetëm tre pikë diferencë ndaj Barcelonës. Katalunasit të dielën e zhvillojnë ndeshjen e javës së 27-të në udhëtim kundër Almerias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...