Redknapp e dëshiron Beckhamin te Spursat

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ka dëshirë që ta transferojë David Beckhamin në skuadrën e tij.
Beckham, i cili po përjeton një ‘rilindje’ te Milan, ka vendosur të qëndrojë me Rossonerët deri në qershor dhe dhe pastaj do të kthehet te skuadra amerikane LA Galaxy, ndërsa Redknapp thotë se nëse do ta kishte mundësinë, ai do ta sillte Beckhamin te Spursat. “Unë jam një tifoz i madh i Beckhamit. Ai është një futbollist fantastik dhe një model shumë i rëndësishëm për secilën skuadër. Do ta huazoja në skuadër pa menduar dy herë”, ka thënë Redknapp “Sunday Mirror”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...