Liverpooli deklason Realin

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Liverpooli ka turpëruar kampionin e Spanjës, Real Madrid, edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, të cilën e fitoi me rezultat 4-0, duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Pas ndeshjes së parë në Bernabeu që përfundoi në favor të ekipit anglez, u prit që kampioni i Spanjës të jetë më kërkues në ndeshjen e kthimit, por në fakt ndodhi e kundërta, pasi vendasit dominuan në tërësi ndeshjen.

Pjesa e parë

Të kuqtë e Rafa Benitez filluan shkëlqyeshëm ndeshjen duke dominuar si në posedim të topit po ashtu edhe me raste. Në dhjetë minutat e para të lojës Liverpooli pati tre raste të mira shënimi, por tentimet e Torres, Mascherano dhe Gerrard, të gjitha u ndaluan nga portieri i ekipit spanjoll, Iker Casillas.Megjithatë njëshi i kombëtares së Spanjës, nuk mundi të bënte më shumë kur në minutën e 16-të të lojës një gabim i mbrojtësit Pepe dhe një asistim i Dirk Kuyt, i lejoi sulmuesit Fernando Torres të shënojë nga afërsia.Pas gati gjysmë ore lojë, në favor të vendasve u akordua një penalti e dyshimtë, për shkak të një supozimi të prekjes me dorë nga mbrojtësi argjentinas Gabriel Heize, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë kapiteni Steven Gerrard (28’).


Pjesa e dytë


Liverpooli filloi pjesën e dytë me të njëjtën ‘formulë’ të fillimit të ndeshjes, duke sulmuar menjëherë pas pauzës e që rezultoi edhe me golin e tretë të të kuqve.




Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...