"Pleqtë" do të largohen

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Mësohet se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të bëjë disa ndryshime, për t’i dhënë një pasqyrë të re skuadrës së tij.
Nëse Chelsea nuk arrin ta fitojë titullin kampion në Ligën Premier ose në Ligën e Kampionëve, atëherë Michael Ballack, Didier Drogba dhe Deco, janë disa nga lojtarët të cilët do të ‘pastrohen’ nga Blutë. “Duket se do të jetë viti i tretë radhazi që Cheslea nuk e ka fituar titullin dhe kjo nuk është mirë”, është cituar Abramovich nga “News of the World”. Sipas burimit të njëjtë, mësohet se vetëm Frank Lampard dhe Ricardo Carvalho, do të qëndrojnë prej lojtarëve të cilët i kanë mbi 30 vjet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...