Quagliarella do ta zëvendësojë Trezeguet?

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Juventusi pritet t’i ndajë rrugët me sulmuesin francez David Trezeguet në fund të këtij sezoni, ndërsa të dielën “La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se drejtuesit e Zonjës së Vjetër,e konsiderojnë sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, si zëvendësim të përsosur.
Trezegol i ka ‘prishur’ punët me trajnerin Claudio Ranieri pas deklaratave të tija kritikuese në adresë të tij, ndërsa tani spekulohet se kjo zënkë do t’i kushtojë me ndërprerjen e qëndrimit në Torino, ku i kaluar nëntë vite. Quagliarella ka qenë njëri nga lojtarët e preferuar për gjigantët italianë sezoneve të fundit, ndërsa këtë verë pritet që Bianconerët të bëjnë një lëvizje serioze për ta transferuar 26-vjeçarin, i cili vlen afër 12 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...