Behrami: Anglia është e tashmja dhe e ardhmja ime

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, ka deklaruar se në afatin kalimtar të janarit, Roma kishte kërkuar shërbimet e tij, mirëpo pavarësisht se atij i pëlqen Italia, kosovari me pasaportë zvicerane e ka pasur të vështirë të luajë për Romën, pasi që paraprakisht ka qenë lojtar i Lazios.
“Pas largimit nga Lazio, do të ishte e vështirë për mua të kthehesha në një skuadër italiane, sidomos kur flitet për Romën”. “Tash jam në Londër, më pëlqen këtu dhe nuk planifikoj të largohem. Më mungon Italia sepse është një vend i jashtëzakonshëm, por ishte koha për ndryshime, dhe Anglia është e tashmja dhe e ardhmja ime”, ka thënë mesfushori. Behrami i ka lënduar ligamentet e gjurit në fillim të këtij muaji dhe do të mungojë një kohë të gjatë, ndërsa do të ketë kohë për ta ndjekur derbin e kryeqytetit italian që zhvillohet më 11 prill. “Do ta përcjell, sepse kam shumë miq te Lazio. Do të bëj tifo për ata, sepse një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Behrami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...