Zbulohet lista e galaktikëve

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Sipas njoftimeve më të reja në Spanjë, pretendenti kryesor për president të Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë listën e ngushtë për lojtarët të cilët do t’i transferojë në afatin kalimtar veror.
Ish-presidenti madrilen është favoriti kryesor për të marrë udhëheqësinë e Los Merengues, ndërsa “Sport” ka zbuluar listën e lojtarëve, të cilët Perez planifikon t’i sjellë në Bernabeu. Cristiano Ronaldo, Kaka, Steven Gerrard, Xabi Alonso, Fernando Torres, David Villa dhe David Silva përbëjnë listën e superyjeve të cilët i ka në shënjestër Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...