Salihamidzic: Juve nuk e shikon tabelën

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në fitoren e të shtunës mbrëma të Juventusit kundër Bolognas, Hasan Salihamidzic, ka thënë se bardhezinjtë nuk shqetësohen se cili është lideri aktual në Serie A.
“Në pjesën e parë (kundër Bolognas) nuk luajtëm mirë, pasi që është vështirë të kthehesh i disponuar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve. Bologna po luante mirë dhe po i mbyllte të gjitha hapësirat. Mirëpo në pjesën e dytë ne luajtëm mirë dhe kjo dha rezultat”. “Jemi shumë të lumtur me këtë fitore, por tash nuk e shikojmë renditjen tabelore, por duhet ta përcjellim suksesin tonë. Kanë mbetur edhe 30 pikë në garë, prandaj për renditjen do të mendoj kur të afrohet fundi i Kampionatit”, ka thënë boshnjaku për Juventus.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...