Raul: Liverpooli ishte më i mirë se ne në të gjitha aspektet

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve i turpëruar pas humbjes së përgjithshme prej 5-0 nga Liverpooli, ndërkohë që derisa kapiteni Raul ua ka uruar fitoren Redsave, mbrojtësit Sergio Ramos dhe Pepe u kanë kërkuar falje tifozëve për performancën e dobët.
“Deshëm të luanim mirë në këtë ndeshje, por krejt çka mund të bëjmë në fund është ta urojmë Liverpoolin, sepse ata treguan se janë më të mirë se ne në të gjitha aspektet”. “Dëshiroj t’i falënderoj tifozët për mbështetjen dhe njëkohësisht t’u kërkoj falje për formën e dobët që treguam”, u ka thënë Raul gazetarëve. Ndërkohë edhe mbrojtësit, Sergio Ramos dhe Pepe, iu kanë kërkuar falje tifozëve, dhe njëkohësisht u kanë premtuar se do të japin gjithçka për ta fituat La Ligan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...