Ronaldo: Më pëlqejnë femrat italiane dhe Del Piero

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se një ditë do të dëshironte të luajë në Itali sepse i pëlqen futbolli italian, por njëkohësisht ka shprehur edhe dashurinë për femrat italiane.
“A do të luaj ndonjëherë në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë”. “Unë e vizitoj Italinë me dëshirë, sepse atje janë femrat më të bukura dhe më seksi në botë”. “T’i lëmë anash shakatë... Vërtet e admiroj futbollin italian dhe jo rastësisht Italia është kampion bote”. “Në veçanti më pëlqen Del Piero. Ai është një futbollist unik dhe i jashtëzakonshëm- një profesionist i vërtetë për të gjithë ata që e duan futbollin”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...