Wenger: Sonte vendosim fatin tonë

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se Arsenali mund të arrijë sukses të madh në Ligën e Kampionëve, por paraprakisht duhet ta eliminojë Romën.
“Sonte do të luajmë për fatin e skuadrës. Ky është momenti, i cili më së shumti do ta përcaktojë të ardhmen tonë. Kjo është një mbrëmje kur të gjithë duhet të tregojnë se janë të krijuar për këtë punë”. “Së shpejti do të na kthehen shumë lojtarë nga lëndimet, prandaj nëse e kalojmë Romën, mendoj se do të jemi një fuqi e vërtetë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Wenger. Të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian takohen Roma dhe Arsenali për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Takimi i parë i zhvilluar në Emirates para dy javësh, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Topçinjve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...