Nasri: Duam fitore edhe në Romë

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, beson se ekipi i tij do ta eliminojë Romën dhe do të kalojë në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Topçinjtë udhëtojnë sonte në Romë me një gol avantazh. Edhe pse edhe një barazim e kualifikon ekipin anglez, Nasri beson se ata duhet të shënojnë fitore.“Kemi kualitetin e duhur për ta mposhtur Romën. Këtë sezon Arsenali është shumë, shumë i fuqishëm. Nuk do të shkojmë në Romë dhe të mbrohemi. Do të shkojmë të fitojmë”, ka thënë Nasri.“E dimë se është e nevojshme të sulmojmë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi që edhe mbrojtja të jetë në nivel. E dimë se Roma do të jetë e motivuar në këtë përballje, por kemi besim në aftësitë tona”.“Theo Walcott është rikthyer në ekip, që është mirë. Ai do të na japë një kualitet të ri nga anët. Kjo është një armatim shtesë. Do të na mundësojë të jemi më të paparashikueshëm kur të sulmojmë”, shton më tej francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...