Rooney kërkon më shumë kohë kundër Interit

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai pret një rezistencë të fuqishme nga Interi në ndeshjen e sotme kthyese të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
“Ata janë shumë mirë të përgatitur fizikisht. Por, ne u gjendëm mirë edhe në Milano, andaj mendoj se në Old Trafford to jetë edhe më mirë për ne. Ata vërtet e dinë se çfarë bëjnë në fushë”, ka thënë Rooney.“Taktika dhe loja e tyre është shumë precize dhe konkrete. Por, ne dimë të luajmë kundër një loje të tillë. Ka shumë ekipe në Premierligë, të cilat e aplikojnë një lojë të tillë”.“Këtë herë shpresoj të luaj më shumë. Kemi zbuluar disa mangësi në lojën e tyre dhe dimë si të lajmë këtë herë. Do të luajmë me kujdes në mbrojtje dhe do t’i sulmojmë me gjithë forcën”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...