United deklason Fulhamin për të vazhduar në gjysmëfinale

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Manchester United vazhdon garën edhe për një tjetër trofe, pasi që në përballjen e të shtunës kundër Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ka shënuar fitore me rezultat 4-0.
Djajtë e Kuq kanë shënuar nga dy gola në të dy gjysmat e ndeshjes, për ta fundosur shpresën e Fulhamit për të vazhduar tutje. Gjysma e parë e ndeshjes i takoi argjentinasit Carlos Tevez, i cili shënoi dy herë (20’ dhe 35’), për ta çuar skuadrën e tij në pushim me avantazh të dyfishtë. Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Wayne Rooney shënoi golin e tretë për Kampionët anglezë, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 4-0, e vendosi mesfushori Ji-Sung Park (81’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...