Kaka i thotë "po" Florentino Perezit

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se mesfushori i Milanit, Kaka, i ka dhënë pëlqimin kandidatit për president të Real Madridit, Florentino Perez, për transferim në klubin spanjoll.
Emri i Kaka sërish është pjesë e thashethemeve rreth të ardhmes së tij dhe edhe njëherë është lidhur me kalim tek Reali i Madridit.Pas deklaratave të Kaka se nuk është në raporte të mira me drejtuesit e Milanit për shkak të mënyrës se si është trajtuar lëndimi i tij, spekulimet për largim të tij nga San Siro sërish janë bërë aktuale.Marca ka shkruar se Kaka tashmë i ka thënë “po” Florentino Perezit për kalim në Real Madrid. Spekulohet se klubi mbretëror tashmë e ka caktuar edhe vlerën e dëmshpërblimit me Milanin, e cila thuhet të jetë rreth 60 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...