Reali nuk dorëzohet

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e radhës të ligës spanjolle përballë Valladolidit në Bernabeu, duke vazhduar të ndjekë Barcelonën me gjashtë pikë ngecje.
Ishte kapiteni i ekipit, Raul Gonzales, ai i cili hapi rezultatin një minutë para fundit të kohës rregullt të pjesës së parë, pas një depërtimi të mirë të Higuain, duke çuar Realin në pauzë me një gol epërsi.Edhe pjesa e dytë pavarësisht rasteve nuk solli gol derisa ndeshja iu afrua fundit. Kësaj here ishte Arjen Robben që dyfishoi rezultatin nëntë minuta para fundit të ndeshjes, për të vulosur rezultatin.Reali mbledh 69 pikë në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit në La Liga.Valencia ka shënuar fitore të rëndësishme prej 3-2 në udhëtim ndaj Sporting Gijon, duke marrë pozitën e katërt të tabelës me 49 pikë, derisa Villarreali me një pikë më pak, zbret në të pestën pas humbjes së djeshme para tifozëve të vet ndaj Malagas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...