Reggina me nëntë lojtarë humbet ndaj Udineses

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Reggina vazhdon të fundosen në tabelën e Serie A, pasi ka humbur me rezultat 2-0 në fushë të vet ndaj Udineses pas një ndeshje të tensionuar që e la ekipin vendas me nëntë lojtarë në fushë.
Pas një pjese të parë të qetë, ndeshja shpërtheu befas në minutën e 55-të me një akordim kontrovers të një penaltie për Udinesen dhe përjashtimin e pasuar të Maurizio Lanzaro.Mbrojtësi i Regginas ‘u qeras’ me një karton të kuq për shkak të reagimin të tij ndaj vendimit të arbitrit, derisa në anën tjetër Maurizio Domizzi humbi rastin duke dërguar topin mbi shtyllë.Antonino Barilla po ashtu u dërgua jashtë loje pas gjashtë minutash të tjera, pasi morri edhe kartonin e dytë të verdhë për të përkeqësuar edhe më shumë ditën e vendasve.Megjithëse me nëntë lojtarë në fushë vendasit patën rastin të kalojnë në avantazh nëntë minura para fundit të ndeshjes, kur për Regginan u akordua penalti, por goditja e Franco Brienza u mbrojt nga portieri Samir Handanovic.Antonio Floro Flores iu dha fund shpresave të vendasve duke shënuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes (85’ dhe 90’).Reggina mban fundin e tabelës me 20 pikë, derisa Udinese mbledh 39 pikë në pozitën e 13-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...