Barcelona interesohet për Ashley Cole

dardanmiftari | Wednesday, May 20, 2009 | 0 Komente

Sipas mediave angleze, Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Ashley Cole.
Mbrojtësi i bluve ka pasur një paraqitje fantastike këtë sezon, duke u shndërruar në një prej më të mirëve në pozicionin e tij.Paraqitjet e mira të tij kanë tërhequr edhe interesimin e shumë klubeve të fuqishme, përfshirë këtu edhe Cityn. Interi një kohë është lidhur me emrin e Cole, ndërsa së fundi mendohet se edhe Barcelona do të bëjë hapa konkretë për të kërkuar zëvendësim për Erik Abidal dhe Silvinho.Edhe pse Cole nuk do të preferonte një transferim në City, oferta nga Barcelona mund të jetë interesante për anglezin, i cili do të mund të bashkohej me ish-shokun e skuadrës së Arsenalit, Thierry Henry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...