Messi refuzon mega-ofertën e Cityt

dardanmiftari | Wednesday, May 20, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka refuzuar një ofertë të majme për të kaluar në Ligën Premier tek Manchester City.
Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të Manchester Cityt, të përkrahur nga kompania e cila ka në pronë klubin, Abu Dhabi United Group, i kanë ofruar argjentinasit ta blejnë marrëveshjen e tij me Barcelonën, e cila ka klauzulë prej 150 milionë funtesh.City po ashtu i ka ofruar Messit marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 10 milionë euro në sezon. Megjithatë, argjentinasi menjëherë e ka refuzuar atë, duke thënë se ai dëshiron të mbetet në Barcelona.Klubi anglez pati tentim të njëjtë për të angazhuar edhe legjendën e Real Madridit, Raul, por edhe spanjolli refuzoi ofertën disa milionëshe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...