Agjenti: Milani vendos për të ardhmen e Patos

dardanmiftari | Saturday, June 13, 2009 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit brazilian Alexandre Pato thotë se rosonerët janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e 19-vjeçarit.
Pato së fundi është duke u lidhur me një kalim në Chelsea, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti. Edhe vetë lojtari gjatë javës tha se do të mendonte për të ardhmen e tij pas Kupës së Konfederatave, ndërsa paraprakisht do të bisedojë pikërisht me Ancelottin. Por, Adriano Galliani ka paralajmëruar se Pato mbetet 100% i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm. “Pato tashmë është takuar me Milanin dhe klubi është ai që vendos për të ardhmen e lojtarit. Ky nuk është problem për të cilin duhet të flitet publikisht, marrëveshja e lojtarit është problem i jonë dhe kjo është shumë private”, ka thënë agjenti i tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...