Barcelona përgatit 60 milionë euro për Riberyn

dardanmiftari | Saturday, June 13, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë gjithçka për të sjellë mesfushorin Frank Ribery në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Francezi është cak i shumë klubeve, mes tjerash edhe Real Madridit, Manchester United, Chelseat dhe Barcelonës. Florentino Perez publikisht ka pranuar interesimin e tij për Riberyn, por ka zbuluar se Bayern Munich nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit dhe se do ta respektojnë dëshirën e bavarezëve. El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës dhe ka qenë shumë i qartë, duke kërkuar që Ribery të arrijë në Camp Nou me çfarëdo çmimi. Duke marrë parasysh interesimin e madh për francezin, Pep ka kërkuar nga drejtuesit të punojnë intensivisht, ndërsa thuhet se katalanasit do të dërgojnë një ofertë të vlefshme 60 milionë euro në drejtim të Bayernit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...