Juve e ka më të lehtë ta blejë Grosson

dardanmiftari | Saturday, June 20, 2009 | 0 Komente

Juventusi aktualisht është duke u angazhuar në disa fronte sa i përket transferimeve të lojtarëve që do të largohen dhe atyre që do të vijnë në skuadër.
Çështja me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, mbetet e pa finalizuar, ndërsa ende nuk është vendosur nëse David Trezeguet do të largohet dhe në vend të tij do të vijë sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, apo francezi do të qëndrojë në Torino.Megjithatë, një tjetër pozitë të cilën Juve dëshiron ta plotësojë është mbrojtësi i krahut, me ç’rast bardhezinjtë janë të interesuar për mbrojtësin e Liverpoolit, Andrea Dossena, dhe mbrojtësin e Lyonit, Fabio Grosso.Mësohet se Bianconerët e kanë më të lehtë ta transferojnë Grosson, i cili kushton afër 2.5 milionë euro në raport me Dossenan, i cili e ka vlerën 6-7 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...