Kaka: Ndjehem si italian

dardanmiftari | Saturday, June 20, 2009 | 0 Komente

Para ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Italisë, superylli brazilian Kaka ka thënë se ndjehet si italian, përkundër se luan për përfaqësuesen e Brazilit.
“Ndjehem shumë italian, kam kaluar gjashtë vite atje dhe më duhet ta falënderoj atë vend dhe Milanin për shumëçka”.“Ata u mposhtën në Londër (në ndeshjen miqësore kundër Brazilit), mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe, është një ndeshje zyrtare dhe unë do ta zhvilloj atë me respektin më të madh”.“Ndeshjet Brazil-Itali janë përballje klasike ndërkombëtare. Italia duhet të fitojë (pasi u mposht nga Egjipti) dhe për këtë arsye lojtarët do të jenë shumë më të motivuar”, ka thënë lojtari i Real Madridit për “AS”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...