Benitez: Penaltia e mosakorduar na dëmtoi
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka përmendur penaltinë e mosakurduar për ekipin e tij si një prej arsyeje për humbjen e djeshme prej 2-1 ndaj Arsenalit në Anfield.
Spanjolli beson se incidenti kur kapiteni Steven Gerrard u ndalua nga mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas, në pjesën e parë të ndeshjes, duhej të ishte penalti. “Do të ishte shumë më ndryshe nëse do të na jepej ajo penalti (kur Gallas faulloi Gerrard. Nuk është me rëndësi nëse topi është larguar nga lojtari, ajo ende është penalti nëse ju e faulloni dhe e rrëzoni. Këto vendime mund të bëjnë një diferencë të madhe”, ka thënë Benitez.“Ne paguam për faktin që nuk e shfrytëzuam dominimin në pjesën e parë të ndeshjes. Është vështirë të shpjegohet, pasi ishim më të mirë se ata”, ka shtuar spanjolli.
Category: Futboll
0 Komente