Reali kërkon zëvendësim për Pepen?
Menaxheri Gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, konfirmoi se ata do të kërkojnë të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri në muajin janar.
Me Pepe i cili do të qëndrojë jashtë fushe për gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Valencias, Valdano tha se ata do të dalin në treg për blerje të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.“Ne nuk mund të përjashtojmë blerjet, por asgjë ende nuk është e sigurt, pasi afati kalimtar dimëror është shumë i vështirë. Pepe është një lojtar i pazëvendësueshëm. Në treg asnjë nuk është si ai. Duke filluar nga nesër, ne do të mendojmë nëse do të jetë më mirë të vazhdojmë kështu ose të sjellim dikë të ri”, ka thënë Valdano.Por mediat spanjolle thonë se trajneri Manuel Pellegrini i ka thënë Valdanos se ai nuk ka nevojë për zëvendësim për Pepe dhe se fokusi duhet të mbetet në gjetjen e një mbrojtësi të ri të majtë.Pellegrini është i bindur se lojtarët si Raul Albiol, Christophe Metzelder dhe Ezequiel Garay mund të jenë në dispozicion për të mbuluar Pepen.
Category: Futboll
0 Komente