City eliminon Arsenalin
Manchester City ka shënuar fitore bindëse përballë Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për League Cup, për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e kësaj gare.
Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit të Mançesterit përfundoi me rezultat 3-0 në favor të ‘pasanikëve’.
Carlos Tevez shënoi golin e parë (50’), ndërsa Shaun Wright-Phillips (69’) dhe Vladimir Weiss (89’) fundosën shpresat e Topçinjve për të vazhduar garën.
Me këtë fitore Manchester City u është bashkëngjitur Manchester Unitedit dhe Aston Villas, ndërsa ende nuk është caktuar fituesi nga përballja Blackburn-Chelsea, pasi që koha e rregullt pa përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2, dhe priten vazhdimet.
Category: Futboll
0 Komente