Fitore minimale e Atleticos

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Jurado realizoi golin e vetëm në ndeshje. Atletico Madridi ka siguruar tre pikë të rëndësishme në shtëpi kundër Osasunas, për t’u shmangur nga zona e rrezikshme e tabelës së Kampionatit spanjoll.
Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Vicente Calderon, përfundoi me fitoren minimale të kryeqytetasve prej 1-0.
Heroi i ndeshjes ishte Jurado, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje nga një distancë prej 20 metrash (79’).
Duhet përmendur që nga minuta e 57-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Sabrosa Simaso me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ata menaxhuan të shënonin dhe ta fitonin ndeshjen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...