Fitore bindëse e Liverpoolit

dardanmiftari | Monday, March 15, 2010 | 0 Komente

Dy nga golashënuesit, Babel dhe Torres. Liverpooli i është kthyer fitores në mënyrën më të mirë duke mposhtur Portsmouthin me rezultat 4-1.
Ishte një mbrëmje e mbarë për sulmuesin Fernando Torres, i cili realizoi golin e parë (26’), asistoi për të dytin dhe realizoi golin e katërt të vendasve (77’).
Ndërkohë, dy golat tjerë të Redsave u shënuan nga Ryan Babel (28’) dhe Alberto Aquilani (32’).
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Nadir Belhadj, një minutë pa përfunduar koha e rregull e takimit.
Pas kësaj fitoreje, Të Kuqtë ngritën në pozitën e pestë me një pikë më pak se Tottenhami që mban pozitën e katërt dhe një më shumë se Manchester City që mban vendin e gjashtë.
Mirëpo duhet përmendur se Spursat kanë një ndeshje më pak ta zhvilluar, ndërsa ‘Pasanikët’ kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se Liverpooli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...