Cruyff: Barca nuk ka kohë për të fyer Realin

dardanmiftari | Monday, March 15, 2010 | 0 Komente

Johan Cruyff ia ka tërhequr vërejtjen futbollistëve të Barcelonës që të mos e fyejnë Real Madridin pas eliminimit të Los Blancos nga Liga e Kampionëve.
“Festoni sukseset tuaja, por kujdes kur bëni gjykime për të tjerët, sepse një ditë e njëjta gjë mund t’iu ndodhë dhe juve”, tha Cruyff.
Ai shtoi gjithashtu se Guardiola dhe Frank Riijkard janë shembuj të cilët duhet t’i ndjekin lojtarët.
“Guardiola është miqësor me të gjithë, duke përfshirë edhe arbitrit. Me të është njëjtë si me Frank Riijkardin, ata janë njerëz të cilët kanë kaluar karrierën e tyre në mënyrë të mirë dhe duke u sjellë mirë, ata kurrë nuk janë ankuar për asgjë”, përfundoi legjenda e Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...