Mourinho: Nuk kam çfarë t’i dëshmoj Chelseat

dardanmiftari | Monday, March 15, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, pohon se nuk ka se çfarë t’i dëshmojë Chelseat të martën mbrëma, kur skuadra e tij do të përballet me Blutë në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge.
“Pikësynimi i Chelseat nuk është pikësynimi im. Pikësynimi im është kualifikimi për çerekfinale nesër (të martën), dhe ai do të jetë moment me rëndësi për Interin, sidomos për një klub që nuk e ka fituar këtë titull që një kohë të gjatë”.
“Nuk kam se çfarë t’i dëshmoj Chelseat, lojtarëve të Chelseat, tifozëve apo drejtuesve të saj. Gjëja e vetme që unë mund të bëj nesër është që të luaj lojën time”.
“Më vjen keq për Petr Cech, ai është njëri prej portierëve më të mirë në botë. Nuk është hera e parë që Chelsea luan me portierin e tretë, por të them të drejtën, nuk e njoh portierin e tyre Ross Turnbull”, deklaroi Mourinho në konferencën për shtyp para takimit kundër Chelseat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...