Messi shkatërron Arsenalin
Barcelona është gjysmëfinalisti i dytë i Ligës së Kampionëve pasi që ka arritur ta eliminojë Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Ndeshja e parë e zhvilluar javë më parë në Emirates, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse dueli i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou u takoi Blaugranëve, të cilët fituan me rezultat 4-1.
Ndeshja filloi me një ritëm të ulët dhe dukej se të dyja skuadrat ishin mjaft të përqendruara që të mos pësojnë gol, ashtu që në fushë shfaqej një lojë e baraspeshuar dhe pa raste.
Mirëpo në minutën e 18-të gjërat ndryshuan. Një gabim të Gabi Militos, e shfrytëzuan lojtarët mysafirë, të cilët ndërtuan një kundërsulm të shpejtë me anë të Theo Walcott, i cili pasoi te Nicklas Bendtner, dhe ky i fundit pas tentimit të dytë e mposhti portierin Valdes.
Mirëpo, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, nuk e la të zgjaste ky gëzim i Topçinjve, pasi që shënoi një supergol, për të barazuar shifrat (21’).
Një aksion të filluar nga argjentinasi, e përfundoi vetë ai me golin e dytë personal në ndeshje duke ia dhënë epërsinë skuadrës vendase (37’).
‘El Messiah’ kompletoi het-trikun e tij në minutën e 42-të, kur pas një asistimi të Seydou Keitas, paraboloi portierin Almunia, dhe me rezultat 3-1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, mirëpo mungonin rastet, pasi që loja zhvillohej kryesisht në mesfushë.
Category: Futboll
0 Komente