Del Bosque: Nuk jam i kënaqur me ekipin tim

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Spanja ka arritur të shënojë fitore të vështirë ndaj Arabisë Saudite me rezultat 3-2 dhe atë në çastet e fundit të takimit me një gol të Fernando Llorentes, për të vënë kështu në dyshim Spanjën dhe statusin e saj si favorite para Botërorit, gjë për të cilën nuk brengoset dhe aq përzgjedhësi Vicente Del Bosque.
“Shpeshherë gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar, por ne duhet të jemi optimistë. Ne ishim të ngathët në fillim, sepse kemi kaluar 15 ditë pa luajtur, ndërsa kjo na bëri të vuajmë pak, por është mirë”.
“Jam gjysmë i kënaqur. Përgatitjet tona ishin shtyrë për shkak se sezoni në kampionat përfundoi shumë vonë. Gjithë ajo që mund të bëjmë tani, është të vazhdojmë të punojmë hap pas hapi”, përfundoi Del Bosque.
Spanja do të takohet me Korenë e Jugut të mërkurën, para se të mbarojë përgatitjet për Botëror të shtunën e ardhshme me sfidën ndaj Polonisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...