Cesar: Roma më e fortë me Adrianon

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Adriano është shumë pranë transferimit te Roma, ndërsa për rrezikun që e pret Interin ka filluar të brengoset portieri Julio Cesar, që pranon se Roma do të jetë më e fuqishme nëse e transferon brazilianin.
“Adriano është një njeri i veçantë dhe një lojtar që mund ta bëjë diferencën. Roma definitivisht do të jetë më e fortë sezonin e ardhshëm me Adrianon në vijën e sulmit”, theksoi Cesar për TMW.
Më pas portieri brazilian komentoi dhe për të ardhmen e pankinës së Interit, pas largimit të Jose Mourinhos.
“Epoka post-Mourinho nuk mund të mohohet. Na nevojitet një karakter i rëndësishëm, një fitues. Dikush si Fabio Capello do të ishte një plotësim i kërkesave”, përfundoi Cesar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...