Vitali Klitschko mbron titullin

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Vitali Klitschko ka mbrojtur titullin e tij në konkurrencën WBC të kategorisë së rëndë, pas fitores në raundin e dhjetë me një ‘knock-out’ teknik ndaj Albert Sosnowskit, në betejën e zhvilluar në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Sosnowski dominoi lehtë deri në raundin e nëntë, kur iu nevojit zilja e ringut për ta shpëtuar nga debakli. Megjithatë, në raundin e dhjetë, një goditje e jashtëzakonshme e ukrainasit Klitschko bëri që Sosnowki të kapitullojë, i rrahur e i rraskapitur në dyshemenë e ringut.
“Unë isha në formë të mirë, Sosnowski është më i ri se unë, por njerëzit e kanë parë se unë bëra punë të mirë ndaj tij. Ai bëri gjithçka për ta fituar këtë duel, por përvoja ime më dërgoi më tej”, tha pas duelit Vitali Klitschko, duke shtuar se kundërshtari i tij i radhës do të jetë ose britaniku David Haye ose Ruslan Chagaev.
I goditur nga kjo mbrëmje u la edhe shqiptari Nuri Seferi, që është dashur të përballet në ringun e njëjtë ndaj gjeorgjianit Sandro Siposhvili, por organizata e vëllezërve Klitschko, (Klitschko Menagement Group), e kishte anuluar duelin Seferi-Siposhvili, me qëllim përgatitjen dhe përqendrimin e vëmendjes në duelin kryesor, Klitshcko-Sosnowski, duke e lënë me orë të tëra Seferin në Veltins Arena.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...