Aguirre: Do ta sulmojmë Francën

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, thotë se ekipi i tij do të kërkojë fitore në ndeshjen e sotme kundër përfaqësueses së Francës.
Meksika do të kërkojë fitore në të dy ndeshjet e fundit të fazës grupore të Kupës Botërore, ka premtuar përzgjedhësi i kësaj kombëtareje.
“Kam biseduar me lojtarët në disa ditët e kaluara, iu kam thënë se duhet të jenë të përqendruar në ndeshje nga minuta e parë deri te e 90-ta. Kundër Francës do të luajmë si të jetë ndeshja e fundit e jona. Nuk e di sa gola do të mund të shënojmë, por do të duhet ta testojmë portierin francez.
“Nuk mendojmë të humbin në këtë ndeshje. Nuk mendojmë të largohemi nga Kupa Botërore. Çfarëdo që do të ndodhë ne jemi të bindur se mund të fitojmë në dy ndeshjet e radhës dhe e dimë se duhet t’i fitojmë”, ka thënë Aguirre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...