Rooney i gatshëm të shpërthejë

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney thotë se ai është i gatshëm të shpërthejë në ndeshjen e radhës së kombëtares së Anglisë përballë Algjerisë në Cape Town gjatë të premtes.
Sulmuesi anglez thotë se pasi e ka parë ndeshjen e parë kur Anglia barazoi kundër SHBA-ve, ka hapësirë për përmirësim personal.
“E kam parë ndeshjen ndaj SHBA-së. Kam parë se ku mund t’ia dal më mirë, ku duhej të isha, si t’i përmirësoj pozitat e mia. Kam qenë shumë i interesuar ta shoh. Secili mund të ketë një ndeshje të qetë. Ne kemi nevojë që nëntë nga 11 lojtarët të jenë në formë për të fituar ndeshjen”.
“Ka pasur momente kur kam bërë disa gjëra të mira kundër SHBA-ve dhe momente kur do të doja të fitoj më shumë topa. Personalisht e di se mund të luaj më mirë dhe shpresoj ta dëshmoj këtë menjëherë”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...