Chelsea, ofertë 20 milionë për Özil

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Chelsea ka vendosur t’i bashkohet Arsenalit dhe Interit në garë për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Özil.
Sipas Daily Mail, Chelsea ka bërë tashmë ofertë në drejtim të Werderit për mesfushorin gjerman me origjinë turke. Özil ka edhe një vit kontratë me Werderin dhe sipas të gjitha gjasave pritet të largohet gjatë verës.
Mesut Özil shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të Gjermanisë ndaj Australisë në Botëror, duke tërhequr interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...