Del Bosque: Nuk jemi favoritë

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka deklaruar se ai nuk e ka konsideruar veten dhe skuadrën e tij favorit për ta fituar Botërorin e sivjetmë.
“Ne erdhëm për të luajtur në një Botëror, të tentojmë të garojmë, por ne kurrë nuk kemi thënë se jemi favoritë për diçka. Ky grup është korrekt, i qetë dhe i respektueshëm në raport me kundërshtarin”.
“E fundit është gjëja më e rëndësishme, por gjatë karrierës time sportive edhe si trajner edhe si lojtar unë kam qenë i përfshirë në ndeshje kyçe. Shpresoj se ajo ndaj Kilit nuk do të jetë më e rëndësishmja, sepse ato që vijnë më pas e tejkalojnë nivelin e rëndësisë”.
“Kili është një ekip shumë i mirë, këtë e ka treguar deri tani në Botëror. Është ekip i vështirë për të gjithë, që ka dy armë, të cilat janë presioni dhe sulmet e shpejta. Ata e bëjnë atë bukur, duke përdorur koncepte të qarta, por duke rrezikuar në posedim”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...