Zyrtare: Allegri është trajneri i ri i Milanit

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Milani ka bërë të ditur me anë të një deklarate në faqen zyrtare se Massimilliano Allegri do të jetë trajneri i ri i ekipit.
Allegri tashmë një kohë të gjatë është përmenduri si pasues i Leonardos në stolin e Milanit, por nuk ka mundur ta zyrtarizojë kalimin e tij pasi ishte nën marrëveshje me Cagliarin.
Edhe pse në fund të sezonit të kaluar u shkarkua nga pozita e tij, ai ende kishte mbetur në listën e pagesave të klubit. Megjithatë pas lirimit të Cagliarit, ai sot ka arritur në Milano ku është takuar me drejtuesit rosonerë dhe ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare.
“Massimilliano Allegri është trajneri i ri i ekipit të Milanit. Strategu ka nënshkruar marrëveshje sipas të cilës do të jetë i lidhur me klubin deri në më 30 qershor të vitit 2012”, ka thënë Milani me anë të një deklarate zyrtare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...