Martino: O jetë o vdekje
Trajneri i Paraguait, Gerardo Martino, mezi pret të kualifikohet për rrethin e dytë, pasi që ndjen se kanë filluar ndeshjet ‘o jetë, o vdekje’ në grupin F.
“Tani fillojnë ndeshjet o jetë o vdekje”, theksoi trajneri argjentinas në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se atij nuk i intereson se cila do jetë pozita kualifikuese, e para apo e dyta, pasi që për të me rëndësi është kualifikimi.
Praguaji barazoi me Italinë në ndeshjen e parë të grupit F me rezultat 1-1.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente