Maradona: Të mos i prekin djemtë!
Diego Armando Maradona ka filluar të vë kushte nëse Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dëshiron ta mbajë atë.
“Unë vërtet dua të qëndroj, por gjithçka varet nga presidenti i AFA, Julio Grondona. Nëse ata prekin një qime të djemve të mi, madje edhe nëse është masazheri apo paluesi i fanellave, unë shkova”.
“Unë dua të vazhdoj aventurën, por jo me këdo. Unë i zgjodha këta njerëz. Unë dua të vazhdoj punën me ta. Unë tashmë kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj, që Oscar Ruggeri të më bashkohet. Është një zvarritje konstante. Kjo është gjëja e parë që do ta diskutoj me Grondonan”, qartësoi Maradona.
Sipas mediave argjentinase, Grondona nuk është aspak i kënaqur me kërkesën e Maradonas për ta përfshirë Oscar Ruggerin në kombëtare, pasi presidenti i AFA ka pasur në të kaluarën shumë probleme me të.
Category: Futboll
0 Komente